Nga Shqipëria / E Mërkurë 7 Nëntor 2018, 23:11

Nostalgjike për shtatzëninë, Ajola Xoxa do t’ju ëmbëlsojë mbrëmjen me këtë foto

Një muaj më parë çifti i njohur Erjon Veliaj dhe Ajola Xoxa u  bënë prindër për herë të parë të një djali të cilit i vendosën emrin e veçantë Kajan. Ata kanë zgjedhur që të ruajnë privatësinë e vogëlushit dhe nuk kanë postuar asnjë foto të tij në rrjetet sociale.

Mirëpo siç duket ndonëse tashmë Kajan e ka në shtëpi, Ajola është bërë nostalgjike për kohët e shtatzënisë dhe pak minuta më parë ka publikuar një foto shumë të ëmbël ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur.

“4 tetor 2018” – shkruan Ajola, krahas fotos duke e shoqëruar me emoji-n e një ëngjëlli.