Nga Shqipëria / E Mërkurë 7 Nëntor 2018, 22:10

Këngëtarja shqiptare jep lajmin e keq, shkëputet nga muzika për shkak të familjes

Këngëtarja e njohur e hitit "E çmendur", Anxhela Peristeri është padyshim një ndër personazhet më të dashur për publikun. Siç ka lajmëruar prej kohësh ajo shumë shpejt do të mbajë një koncert recital ku do të këndojë disa nga këngët e saj ndër vite.

Ditën e sotme ajo ka qenë e ftuar në emisioni Lartë e poshtë, ku përveç karrierës ka folur dhe për jetën personale ku për herë të parë ka zbuluar se do të shkëputet nga muzika kur të krijojë një familje.

“Deri tani nuk e kam menduar asnjëherë, ndoshta kur të krijoj familje do shkëputem për disa kohë, por jo përfundimisht. Un jetoj për muzikën”, ka rrëfyer Anxhela.