Aktori shumë i njohur i cili ka luajtur në një serë filmash si "I spy", "The Intership" etj, Owen Wilson së fundmi ka rrëmbyer vëmendjen e mediave pasi ka refuzuar të takojë vajzën e tij të porsalindur. Ai është bërë baba për herë të tretë të një vajze që ish e dashura e tij, Varunie Vongsvirate, solli në jetë pak kohë më parë.

Siç raportojnë mediat e huaja, aktori nuk pranon as ta takojë dhe as ti jap kujdestarin vogëlushes duke pretenduar se ajo nuk është e tij. Mirëpo ndonëse u kryen të gjitha tekstet e AND së dhe rezultoi se vajza ishte e tij ai përsëri nuk do të jetë babai i saj.

"Owen refuzon të takojë vajzën e tij", tha një burim për UsMagazine, duke vënë në dukje se vogëlushja me sy blu dhe flokë bjondë ngjante shumë me babain e saj.





