Nga Shqipëria / E Mërkurë 7 Nëntor 2018, 21:09

'Puth plakushin për para', Adelina Tahiri i mbyll gojën fansave një herë e mirë

Këngëtarja shumë e njohur Adelina Tahiri tre muaj më parë u bë nënë për herë të parë të një djali të cilin e pagëzoi me emrin e veçantë Jon. Ajo ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale ku vazhdimisht ka publikuar foto me djalin dhe madje edhe me bashkëshortin maqedonas Serjoza Markov.

Ditën e sotme ajo ka bërë një video live në të cilën ka qenë  i pranishëm dhe partneri i saj. Mirëpo shumë nga fansat nuk kanë nguruar që ta shajnë biznesmenin e huaja duke thënë se është shumë plak për Adelinën. Këngëtarja nuk e ka lënë me aq dhe u ka mbyllur gojën të gjithëve me komentin e saj.

“S’keni nevojë të fyeni dhe s’keni nevojë të keni aq shumë urrejtje”.

Mirëpo fansat e saj nuk janë ndalur me komente dhe për këtë arsye, Adelina e puthi në buzë bashkëshortin para të gjithëve.

“A puthet plakushi 50-vjeçar, turp të kesh, për para”, i shkruan një prej tyre.

"Unë do ta puth, nuk do ta puthësh ti.", ja ka kthyer Adelina, e cila më pas e ktheu kamerën nga bashkëshorti.