Prej tre javësh reperi i njohur Stresi ndodhet në burg për shkak se u arrestua në një hotel në Linzë ku ju gjeten një sasi kokaine dhe një armë pa leje. Prindërit e tij dhe e fejuara kanë shprehur mbështetjen e tyre për Stresin, duke treguar se gjithçka ka qenë e inskenuar dhe se reperi është i pafajshëm.

Edhe Kejsi nëpërmjet postimeve të vazhdueshme në rrjetet sociale ka shprehur mbështetjen e saj dhe ka rrëfyer se beson në pafajësinë e partnerit. Ditën e sotme ajo i ka surprizuar të gjithë ndjekësit teksa ka treguar se ka hapur një blog ku do të rrëfej më shumë gjëra për jetën e saj.

Si fillim ajo ka treguar 10 gjërat që nuk dënim për të, ku një ndër tyre është se Kejsi ka një talent të paparë në pikturë.

"Nuk jam Pikaso, por marr kënaqësi kur krijoj portrete të njerëzve që dua."- ka shkruar ajo në postimin ku ka treguar portretin e Stresit dhe babait të tij, të pikturuara nga ajo.






