Nga Shqipëria / E Mërkurë 7 Nëntor 2018, 13:01

I ndaluan të shihte filmin e vet, vjen reagimi i papritur i Ndriçim Xhepës

Ditën e djeshme në të gjitha mediat u diskutua gjatë lajmi se aktori shumë i njohur shqiptar Ndriçim Xhepa, i ishte ndaluar të hynte në sallë për të parë filmin “Delegacioni” ku dhe ai kishte një rol. Sipas mediave ai nuk u la të futej pasi nuk kishte një biletë dhe përgjegjësit nuk e njohën.

Por organizatori i festivalit dhe drejtori i Qendrës për Kinematografinë, i kanë kërkuar që të futej brenda më vonë. “Nuk hyj brenda se nuk kam biletë. E kam parë filmin 3 herë, nuk dua ta shoh më. Do rri jashtë të pi një kafe”, mësohet të ketë thënë Xhepa.

I kontaktuar ditën e sotme nga ana e ‘Tiranapost.al’, Xhepaj ka dhënë një sqarim për këtë ngjarje.

“Unë kisha marrë disa bileta me thënë të drejtën: për gruan dhe 2 për tim vëlla me të shoqen. Vetë nuk kisha ndër mend të hyja për ta parë filmin sepse e kisha parë tre herë më parë. E kisha parë dhe në Varshavë. Mirëpo kur u afruam tek dera disa vajza të vogla na kërkuan biletën, me të drejtën e tyre. Zakonisht këto festival janë bërë pa bileta fare, por këtë herë meqë bëhej fjalë për një film që vinte nga Festival i Varshavës, kureshtja shtohet. Pra, kur u afruam te dera, mendova të hyja se mos duhesha për ekspozenë. Se zakonisht del regjisori me disa aktorë ne skenë para shfaqjes, këto vajzat kërkuan biletat dhe u thashë: Po hyj se po bëhet ekspozeja se ka qëlluar të luaj te ky filmi. Dhe ata insistuan dhe nuk janë për t’u keqkuptuar se tani dalin brezat e rinj, nuk është e thënë që t’i njohim të gjithë. As nuk e pretendoj. Ndaj pa të keq dola.”- ka thënë aktori.