Kuriozitete / E Mërkurë 7 Nëntor 2018, 13:01

Testi që po çmend rrjetin: Vëmë bast që këto probleme nuk i zgjidhni dot

Këto teste duken shumë të lehtë në shikim të parë, por në qoftë se ju i kushtoni më shumë vëmendje , do të përballeni me disa vështirësi dhe do ta keni të pamundur për t’i zgjidhur. Për të marrë përgjigjet e duhura, duhet t'i kushtoni vëmendje detajeve dhe të mendoni jashtë kutisë.

Testi 1. Një fjalëkalim privat

Kjo pyetje mund të duket e lehtë, por në të vërtetë nuk është.
 
Matt dëshiron të hyjë në një klub privat, por hyrja kërkon një fjalëkalim që nuk e njeh. Pra, ai pret aty dhe dëgjon të gjitha bisedat që ndodhin rreth tij.
Kur një anëtar i klubit vjen në derë, oficeri i sigurisë i thotë, "Dymbëdhjetë". Ajo përgjigjet, "10" dhe hynë brenda. Një anëtar tjetër vjen tek dera. Roja i sigurimit thotë, "Gjashtë" dhe njeriu përgjigjet, "5" dhe futet brenda.

Matt mendon se ai e kuptoi se si funksionon dhe ecën drejt derës. Roja i sigurimit i thotë, "Dhjetë" dhe Matt përgjigjet, "tre", por ai  nuk e lejon të hyjë brenda.

Pyetje: Kush është fjalëkalimi?

 

Përgjigjja: Matt duhej të thoshte numrin e shkronjave që përmban fjala që përmend roja i sigurimit. Pra fjala "dymbëdhjetë" ka 10 shkronja, fjala "gjashtë" ka 5. "Dhjetë" ka 5 shkronja, kështu që fjalëkalimi i saktë  do të ishte "5".

Vjedhja:

Një burrë shkoi në polici dhe tha se ishte grabitur. Një oficer policie i tha atij që të përshkruante saktësisht se çfarë kishte ndodhur. Burri shpjegoi: "Unë isha në rrugën time për në bankë dhe kisha 100,000 dollarë në çantën time. Papritmas, një burrë që mbante rroba të zeza, një maskë dhe doreza më sulmoi, kapi çantën dhe iku. "Polici  vuri re një prerje të freskët në fytyrë dhe e pyeti pse e ka. Burri u përgjigj: "Po, sulmuesi kishte në dorë një unazë argjendi".

Pyetje: Si e gjeti të vërtetën polici?

Përgjigja: "Viktima" tha se sulmuesi kishte doreza të zeza, kështu që është  e pamundur që hajduti ta priste në fytyrë me një unazë argjendi. Kështu që hajduti i vërtetë është vetë viktima.