Nga Shqipëria / E Mërkurë 7 Nëntor 2018, 12:12

Ardit Gjebrea rikthehet në muzikë, sjell super surprizën për fansat e tij

Moderator i emisionit "E diela shqiptare", Ardit Gjebrea është padyshim një ndër personzhet më të dashur për publikun. Ai prej kohësh është larguar nga muzika dhe i është përkushtuar programit të njohur që shoqëron shqiptarët çdo të diel.

Mirëpo nëpërmjet një postimi në ‘Instagram ‘Arditi ka surprizuar fansat teksa ka lënë të kuptohet se është duke punuar për një këngë të re.

Ai moment kur je në dimension tjetër”, ka shkruar Gjebrea pranë fotos ku shihet pranë një mikrofoni ku me siguri është duke punuar për një këngë të re.

Ka mjaftuar kjo dhe të shumtë kanë qenë fansat që e kanë pyetur se nëse ai do të rikthehet në muzikë me ndonjë këngë apo ndonjë album.