Nga Shqipëria / E Mërkurë 7 Nëntor 2018, 12:12

Noizy tha se Dafina është pjesë e OTR, këngëtarja i nxjerr sheshit gënjeshtrën

Ditën e djeshme në të gjitha mediat bëri bujë lajmi se reperi Noizy bëri pjesë të labelit "OTR" këngëtaren e njohur Dafina Zeqiri, me të cilën më parë nuk ka pasur aspak marrëdhënie të mira. Në një foto të publikuar në ‘Instagram’ dyshja kishte pozuar bashkë dhe pranë fotos reperi shkruante se tashmë Dafina ka nënshkruar për OTR.

Mirëpo shumë nga fansat mbetën të habitur duke qenë se Dafina tashmë i përket labelit ‘Moneyz Team’ të cilin ajo e ka themeluar vetë me ndihmën e kushëririt dhe menaxherit të saj Pëllumb Citaku.

Por  ndonëse të gjithë e besuan se Dafina u bë pjesë e OTR, këngëtarja ka reaguar vetë duke i nxjerr gënjeshtrën sheshit Noizyt.

Në foton ku ata shfaqen bashkë dhe ku Noizy jep lajmin e madh Dafina ka komentuar: “Ti je një gënjeshtar i keq”, duke hedhur poshtë kështu gjithë aludimet se ajo është pjesë e Otr.

Burimi:Anabel.al.