3 javë më parë reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi u arrestua në një hotel në Linzë ku i'u gjet një sasi kokaine dhe një armë pa leje. Të shumta kanë qenë reagimet e familjarëve të cilët rrëfyer se djali i tyre është i pafajshëm dhe se gjithçka ishte e inskenuar.

Madje dhe e fejuara e tij Kejsi ka reaguar nëpërmjet disa postimeve në ‘Instastory’ ku ka treguar mbështetjen e saj për Stresin dhe në një intervistë ajo u shpreh e bindur se ai do të dilte i pafajshëm.

Përveç Kejsit dhe vjehrra e Stresit ka shprehur mbështetjen e saj. Kejsi pak ditë më parë ka publikuar një video ku nëna e saj shfaqej duke kërcyer vallen e Tropojës gjatë një dasmë si për të respektuar dhëndrin.

Gjithashtu mbrëmjen e djeshme Kejsi ka publikuar një video, ku nëna e saj është duke dëgjuar këngët e Sresit në makinë. “Mamaja është krenare gjithashtu”, ka shkruar pranë videos Kejsi.






