Këngëtarja e njohur Bleona Qereti prej kohësh është larguar në Shtete e Bashkuara të Amerikës ku dhe po ndjekë karrierën e saj ndërkombëtare. Pak kohë më parë ajo publikoi këngën e saj më të re që titullohet "Monster" me një videoklip shumë të kompletuar që u prit mirë nga fansat.

Krahas klipeve, këngëtarja ka treguar se është duke shkruar dhe një libër ku do të rrëfejë gjithë historinë e jetës së saj. Mirëpo ndonëse të gjithë mendonin se në atë libër Bleona do të tregonte të dashurit e saj, së fundmi këngëtarja ka sqaruar për "Telegrafi.com" se ky libër është më shumë për publikun ndërkombëtar.

"Për librin janë bërë shumë aludime, por mua nuk më intereson fare tregu shqiptar, por ai ndërkombëtar. Libri do të dalë kur unë të jem gati për tregun ndërkombëtar që të tregoj historinë time, si jam bërë ‘Bleona’. Nuk ka lidhje me idiotësitë që lexohen në media të tipit, do dalin të dashurit e Bleonës, sepse siç kam thënë në intervista, të dashurit e mi janë aq sa për t’i numëruar me gishtat e njërës dorë. Theksoj që nuk ka lidhje me këtë, por me marrëdhëniet njerëzore, si jam bërë Bleona që jam sot. Aty tregoj të gjitha vështirësitë, me çfarë jam përballur, me njerëzit që kanë dashur të më pengojnë, ose më kanë ndihmuar. Është libër për marrëdhëniet njerëzore, jo ato seksuale dhe nuk është për tregun shqiptar, por për atë ndërkombëtar. Shqipëria është vetëm 10% në gjithë librin, madje më vjen për të qeshur kur shqiptarët bëhen ‘legjendat e mendjes së tyre’, pasi nuk e ka njeri mendjen as tek ministrat, as tek qeveria në Shqipëri. Pjesë e librit janë sheikë, miliarderë, producentë muzike dhe filmash, sigurisht edhe politikanë shqiptarë, por nuk ka lidhje me marrëdhëniet seksuale", është shprehur Bleona.






