Pak kohë më parë në të gjitha mediat bëri bujë lajmi se këngëtarja Arilena Ara u kap duke u puthur me një djalë misterioz. Këngëtarja e hitit Nëntori shfaqej në një jaht teksa shkëmbente një puthje pasionante me një djalë bjonde.

Mjaftuan këto pamje që në media të aludohej se personi në fjalë ishte i dashuri i këngëtares, madje dhe vetë Arilena reagoi duke thënë: “Shumë shpejt, djali nuk do jetë më misterioz për ju… Do ta zbulojmë edhe sekretin”.

Dhe pikërisht ditën e djeshme u zbulua se djali nuk është i dashuri i Arilenës, por ai ka qenë pjesë e klipit të këngës më të re të artistes “I’ll give you my heart.”

Kënga u publikua dje dhe në të Arilena dhe djaloshi shfaqen në moment intime teksa puthen e përqafohen.





