Nga Shqipëria / E Mërkurë 7 Nëntor 2018, 09:09

Thanë se u nda nga gruaja, këngëtari shqiptar i jep fund fjalëve me një veprim

Këngëtari shqiptar i hitit "Kaçurrela" Besart Halimi kohët e fundit ka qenë shumë i komentuar në media pasi u përfol se ai dhe bashkëshortja i kishin dhënë fund martesës. Dyshimet nisën pasi ai nuk e ndiqte me gruan dhe madje fshiu dhe të gjitha fotot me të.

I pyetur në një intervistë, Besarti tregoi se ai dhe partnerja po kalonin një krizë por kjo s’do të thoshte se janë ndarë. Mirëpo thashethemet nuk u ndalën dhe për këtë arsye ai së fundmi ka reaguar dhe i ka dhënë fund fjalëve një herë e mirë.

Besarti ka publikuar një foto krahë Ilirjanës ku shfaqet duke e puthur atë në faqe. Pranë fotos ai ka shkruar: “Dashuria ime, lumturia ime”, duke treguar se vazhdon akoma martesën me nënën e vajzës së tij.