Që prej ndarjes nga këngëtarja Mimoza Shkodra, Seldi Qalliu ka qenë në vëmendje të mediave dhe është komentuar gjatë, jo vetëm për ndarjen e papritur, por edhe për pjesëmarrjen e tij në spektaklin ‘Dance with me’.

Mirëpo duket se fansat nuk kanë ndërmend ta lejnë të qetë, duke qenë se në çdo postim ata i përmendin ish të fejuarën. Së fundmi njëra nga ndjekëset i ka kujtuar Mimozën dhe e ka sharë këngëtarin duke e quajtur 'kastravec'.

Por ky koment është kapur menjëherë nga ana e këngëtarit, i cili ka shpërthyer në ofendime kundër saj.

“O injorante e kam shum kollaj të të bëj block por po të jap 1 keshillë….. shiko punët e tua, shtëpinë tëndë dhe pastroje shpirtin e zi se mbake shum erë të keqe!”, i shkruan ai.






