Këngëtari shqiptar i hitit "Më e mira e diasporës", Sabri Fejzullahu është padyshim një ndër këngëtarët më të dashur shqiptar i cili prej vitesh ka rrëmbyer zemrat e shqiptarëve me hitet e një pas njëshme dhe zërin e bukur.

Së fundmi këngëtari ka qenë I ftuar në emisionin prive ku dhe ka zbuluar 10 gjërat që nuk i dinim për të. Një nga ato ishte edhe që Sabriu ndonëse është mjaft I pasur asnjëherë nuk I blen disa gjëra por I përgatit vetë në shtëpi.

Sabri ka treguar për "Prive" se kosin dhe djathin i bën vetë në shtëpi duke treguar edhe si i përgatit produkte e bulmetit.

"Kosin dhe djathin me qumeshtin e dhisë asnjëherë nuk i blej, por gjithmonë i përgatis vet. Kosin e zë, djathin e zë, mbaroj, mar tharmin e djathit, e përziej me një lugë, e mbuloj me diçka të nxehtë, e lë 24 orë dhe pastaj bëhet djathi. Edhe kosin në të njëjtën mënyrë. Jam shumë merakli për gjërat bio", u shpreh Sabriu.





