Fituesja e edicionit të fundit të "Big Brother Albania" Fotini ndonëse ka zgjedhur që të qëndrojë larg vëmendjes së mediave, ajo shpesh tërheq vëmendjen e të gjithëve me fotot dhe videot e publikuara herë pas here në rrjetet sociale.

Ndonëse prej kohësh ajo nuk ka qenë shumë aktive, ditën e sotme i ka surprizuar të gjithë fansat teksa ka publikuar një foto ku shfaqet tërësisht ndryshe.

Edhe pse të gjithë janë mësuar ta shohin atë me flokë të shkurtër e të kapur, në foto ajo shihet me flokë të gjatë dhe kaçurrela, një ndryshim ky që u pëlqye shumë nga fansat.




