Nga Shqipëria / E Martë 6 Nëntor 2018, 18:06

Dhurata e ëndrrave, Gjiko i bën vëllait surprizën madhështore për ditëlindje

Reperi i njohur Gjiko është padyshim një nga personazhet i cili tërheq përherë vëmendjen e  mediave me surprizat e shpeshta që bën për bashkëshorten e tij Elita, por edhe për pjesëtarët e tjerë të familjes.

Ditën e sotme vëllai i tij Arbër Gjikolli feston ditëlindjen dhe Gjiko i ka bërë atij surprizën më të bukur në jetë. Në disa video të publikuara në Instastory, shihet që së bashku me një shokë ai ka shkaur dhe ka blerë një makinë “BMW M4 competition 2018” ngjyrë blu me 0 kilometrazh.

Më pas ai ka shkuar në një vend ku rrinte vëlla i tij i ka mbyllur sytë dhe më pas e ka çuar tek makina dhe i ka dorëzuar çelësat. Ai është emocionuar pa masë aq sa e ka përqafuar fortë vëllain e tij.