Nga Shqipëria / E Martë 6 Nëntor 2018, 17:05

'Humba 24 kilogram', Adelina Tahiri flet për vështirësitë pas lindjes

Dy muaj më parë këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë të një djali që e pagëzoi me emrin Jon. Ajo ka qenë e pandarë nga vogëlushi dhe vazhdimisht ka publikuar foto me të. Mirëpo për herë të parë pas dy muajsh këngëtarja në një video live ka zbuluar se i është dashur të ndahet për disa orë nga Joni.

Në videon live Adelina ka treguar se ka qarë pasi e ka lënë vetë, por rrëfeu se është shumë e qetë pasi e ka lënë nën kujdesin e nënës së saj.

Ndër të tjera ajo i është përgjigjur një serë pyetjesh ku dhe e ka drejtuar kamerën nga bashkëshorti duke treguar se Serjoza di shqip dhe se ata vazhdimisht i flasin shqip djalit të tyre.

Gjithashtu këngëtarja ka zbuluar se pas lindjes ka humbur 24 kilogramë duke mos ngrënë dhe ka ende pak punë për të arritur peshën perfekte.