Nga Shqipëria / E Martë 6 Nëntor 2018, 17:05

Dasmë VIP, moderatori shqiptar i jep fund beqarisë

Moderatori i njohur shqiptar i "Channel One" dhe  më pas "Vizion Plus", Klevis Saliaj ndonëse prej kohësh nuk ka qenë pjesë e ekranit, ai është shumë aktiv ë rrjetet sociale ku dhe ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe të fansave me fotot dhe videot që publikon.

Së fundmi është mësuar se Klevis do ti jap fund beqarisë me partneren e tij Anjeza me të cilën ka më shumë se 7 vite në një lidhje. Këtë gjë e ka zbuluar së fundmi moderatorja e njohur Orinda Huta e cila ka shpërndarë në Instastory ftesën e dasmës.

Ceremonia do të mbahet në 25 nëntor dhe pritet që të komentohet shumë nga mediat. Siç dihet Klevisi prej kohësh është pjesë e departamentit të marketingut dhe PR në Teatrin e Operas dhe baletit.