Gjatë ndeshjes së fundit mes "Universita Krakoiva" dhe "Poli Iasi" ka ndodhur një incident aspak i këndshëm pasi një nga futbollistët ka mbetur ma ndjenja në fushë.

Për shkak të një goditje në nofull futbollisti Valentin Mihaila mbeti pa ndjenja në fushë, mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i futbollistit shqiptar, Kamer Qaka, i cili kur ka parë kundërshtarin të rënë në fushë ka vrapuar dhe i ka ardhur në ndihme.

Ai I ka shpëtuar jetën duke i dhënë ndihmën e shpejt 18 vjeçarit dhe duke e kthyer në anën e djathtë që të merrte frymë lirshëm. Më pas ambulance dhe mjekët kanë ndërhyrë duke e përmendur futbollistin e njohur.




