Moderatorja dhe këngëtarja shumë e dashur për publikun Rozana Radi që në daljen e saj të parë ka arritur të rrëmbejë zemrat e publikut me këngët dhe tipin e saj plot humor.

Shumë e ndjekur në rrjetet sociale, Rozana herë pas here u përgjigjet pyetjeve të shumta të fansave, mirëpo sot ajo ka përlotur të gjithë ndjekësit me fjalët rrënqethëse që ka thënë për dy prindërit e saj të ndjerë.

Moderatorja e emisionit ‘Stop’ është pyetur se me jeton, por përgjigja e saj ka qenë shumë e papritur.

"Jetoj me mungesën e madhe të dy prindërve të mi, që për fat nuk kam mundësi t'ja puth duart nënës dhe ti them faleminderit babait për shkollën e mirësisë që më dha. Ps: Kam një qen të mrekullueshëm që quhet Pinuç."- ka shkruar Rozana.





