Tuna është padyshim personazhi më i komentuar i ditëve të fundit. Përveç këngëve të saj ajo ka marrë një vëmendje të madhe dhe për jetën e saj personale dhe sidomos për sherrin e bujshëm me Robert Berishën.

Mirëpo pavarësisht kësaj, Tuna ka treguar se vazhdon normalisht jetën e saj dhe se ka një familje shumë të lumtur. Ajo ka publikuar vazhdimisht foto me djalin e saj Tian dhe pjesëtar të tjerë të familjes.

Ditën e sotme në media po qarkullon një foto e nënës së Tunës që ka habitur fansat. Në të shihet këngëtarja së bashku me nënë e cila duket po aq e bukur sa dhe Tuna. Sic shihet ajo është bjonde dhe ka një ngjashmëri shumë të madhe me Tunën.






