Ditën e djeshme në emisionin "Fun Day" ka qenë e ftuar këngëtarja e njohur Tringa Kaye cila ka treguar diçka më shumë për këngën e saj të re ‘Tradhëtar je ti’, por edhe për jetën e saj personale. Tringa ka rrëfyer se ka shumë ndjekës në Instagram të cilët e ngacmojnë.

Madje ka rrëfyer dhe një rastë kur një nga reperat më të njohur shqiptar Mozzik i ka bërë block.

"Kemi qenë "follow" me njëri-tjetrin, por e pashë që më bëri unfollow dhe unë e bëra unfollow. Por më pas sërish njëherë më bënte 'follow', herë e hiqte dhe kur publikoi videoklipin me Getinjon, pashë që më ka bërë bllok. Por se di pse e ka bërë këtë", është shprehur Tringa.







