Nga Shqipëria / E Martë 6 Nëntor 2018, 14:02

I tha gangster dhe se ka ik për lesh, Renato Mekolli i jep përgjigjen e papritur këngëtarit

Që pas nisjes së emisionit "Hell’s Kitchen", shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli është komentuar shumë nga ana e mediave. Sjellja e tij agresive dhe e ashpër kundër konkurrentëve ka marrë vëmendjen e publikut dhe të personazheve të njohur të cilët nuk kanë ngurruar ta kritikojnë.

Një prej tyre ka qenë edhe këngëtari Skerdi i cili disa ditë më parë në një postim në ‘Instagram’ ai publikoi një video nga emisioni ku shkruante:”Për lesh ky qenka tip ahaha”, dhe më pas e quajti Renaton gangsterin më të madh të momentit.

Lidhur me këtë deklaratë ai ka vendosur që t’ia dërgojë vetë lajmin Renatos nga I cili ka marrë dhe një përgjigje.

“Rri se t’kam bo gangster tani ty”, i shkruan Skerdi Renatos i cili përgjigjet menjëherë.

“Po ti rrofsh”, i përgjigjet shefi duke e shoqëruar me një emoji të qeshure.