Nga Shqipëria / E Martë 6 Nëntor 2018, 13:01

Në mes të emisionit, Roza Lati vendos në siklet moderatorin: Do të të puth

Mbrëmjen e djeshme moderatorja e njohur Roza Lati ka qenë e ftuar në emisionin "Sevenbizz" me Meriton Mjekiqin ku përveç jetës së saj personale është pyetur edhe për puthjen shumë të diskutuar me reperin Fero. Moderatorja zbuloi se Feron e puthi nga inati i njerëzve, të cilët ja bën të dashur vetëm se ajo pëlqente këngët e tij.

"E putha për inat të të gjithëve se ma bënë për të dashur sepse unë kam qejf këngën e tij dhe bëja video, i bëja tag Feros. Ke diçka me Feron ti, ke fjetur me Feron thonin. I thashë do vish në emision dhe do të puth", tregoi Roza.

Më pas Meritoni e pyet Rozën se cilën personazh tjetër të njohur se kë personazh tjetër të njohur do të puthte dhe në atë moment Roza i përgjigjet: ‘Po ty për shembull’, duke vendosur në siklet moderatorin e famshëm.