Nga Shqipëria / E Martë 6 Nëntor 2018, 13:01

Sot do të festonte ditëlindjen, miku i ngushtë bën urimin rrënqethës për Adelën

Një vit më parë gazetarja dhe ish banorja e "Big Brother" Adelajda Xhamani, u nda nga jeta në moshë shumë të re pas një infarkti kongjestiv në zemër. Dita e sotme është edhe më e dhimbshme për familjarët dhe miqtë e saj pasi ajo do të festonte 32 vjetorin e lindjes.

I pari që e ka kujtuar ka qenë miku i saj i ngushtë, gazetari Eraldo Rexho ai i cili e ka uruar atë me një urim rrënqethës në Instagram, ku ka treguar që se bashku me miqtë dhe të afërmit kanë vendosur që në ditëlindjen e saj të festojnë me këngë pasi ashtu do të donte Adela.

“Sot do festonim bashkë 32-vjetorin e lindjes tënde. Mungon shumë, por të gjithë bashkë do të festojmë për ty dhe atë çfarë le me datën 12 nëntor. Kemi vendosur të të kujtojmë me këngë, sepse besojmë se ti kështu do zgjidhje. Për ty, ëngjëlli ynë!” – shkruan gazetari Eraldo Rexho.