Nga Shqipëria / E Martë 6 Nëntor 2018, 12:12

E pyesin se çdo thotë Nora për afrimitetin me Lejlën, Roberti flet troç

Këngëtari i dashur për publikun Robert Berisha prej disa javësh ndodhet në Tiranë ku dhe po konkurron përkrahë moderatores Lejla Kraja në spektaklin "Dancë with me". Ta kanë tërhequr shumë vëmendjen me performancën e tyre, mirëpo mbrëmjen e djeshme ata janë komentuar gjatë për performancën e tyre sensual.

Afrimitetin e tyre e ka vënë në dukje dhe moderatorja Alketa Vejsiu e cila pas përfundimit të performancës e pyeti se çfarë do mendonte Nora për këtë performancë.

"Robert po Nora? Nora ç'do thotë? E di atë nga 'Përrallë nga e kaluara?' Po 'Bota, bota ç'do thotë'. Se ishte shumë i përfshirë emocionalisht në këtë kërcim dhe më pëlqeu shumë momenti kur ishit të dy ti dhe Lei", tha Alketa.

"Prej momentit kur firmosa kontratën, jam përfshirë në këtë shoë, unë jam artist. E përshëndes Norën, gocën time dhe të gjithë ata që po na shikojnë", u përgjigj Roberti.