Nga Shqipëria / E Martë 6 Nëntor 2018, 12:12

Ndahet Luana me Krenarin, ky detaj zbulon krizën në lidhjen e tyre

Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj janë një nga dyshet më të komentuara në media. Prej kohësh është përfolur se ata janë në një lidhje, dhe shumë herë janë kapur mat nga mediat nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Mirëpo ndonëse ata nuk e kanë pranuar ende publikisht, komentet ngacmuese në fotot e njëri-tjetrit kanë vërtetuar edhe më shumë thashethemet.

Por siç  duket romancës së tyre i ka ardhur fundi, pasi sipas ‘Intv’ Luana dhe Krenari nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Sipas tyre ata nuk dëshirojnë që të shikojnë më asnjë postim të njëri-tjetrit në ‘Instagram’ dhe mendohet se arsyeja e krizës në çift është largësia, për të cilën Luana ka folur disa kohë më parë në emisionin e saj.

Kur ajo pyeti Robert Berishën për largësinë me Norën, ai rrëfeu se bashkëshorten e takonte vetëm në fundjavë.

"E di, ta qaj hallin."- ja ktheu Luana, duke lënë të kuptohet se këtë gjë e kishte për Krenarin.