Nga Shqipëria / E Hënë 5 Nëntor 2018, 19:07

Pas shqiponjës në Botëror, Liverpool lë jashtë loje Shaqirin në ndeshjen në Serbi

Futbollisti me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri prej disa kohësh është pjesë e skuadrës së njohur Liverpool. Kjo skuadër nesër do të përballet me skuadrën serbe “Crevena Zevzed”. Mirëpo siç duket trajneri i skuadrës për të shmangur  ngjarjen që ndodhi në Botëror ku Shaqiri bëri shqiponjën ka vendosur që futbollisti mos të marrë pjesë në këtë ndeshje.

Vendimi i trajnerit është mirëpritur nga ana e Shaqirit i cili ka rënë dakord me të dhe për të shmangur ndonjë incident të papritur që mund të ndodhë në gjaknxehtësi ai nuk do të ndodhet në Beogradë.