Nga Shqipëria / E Hënë 5 Nëntor 2018, 19:07

Më në fund zbulohet: Çifti i njohur i aktorëve turk do të bëhen me djalë

Çifti i njohur i aktorëve turk Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen një vit më parë kurorëzuan dashurinë  e tyre në një ceremoni madhështore që mori vëmendjen e të gjithëve. Ata pak kohë më parë zbuluan për të gjithë fansat se janë në pritje të fëmijës së parë.

Së fundmi për media turke është zbuluar madje se dy aktorët e njohur janë në pritje të një djali. Shumë nga miqtë dhe të afërmit e çiftit kanë treguar që dy aktorët po e shijojnë pritjen e ëmbël në qetësinë e njëri-tjetrit dhe kanë vendosur të qëndrojnë larg sheshit të xhirimit për pak kohë, duke refuzuar projektet e ardhshme.