Ditën e sotme në emisionin "Rudina" ka qenë e ftuar këngëtarja e njohur Maja e cila prej disa ditësh u mësua se është në pritje të fëmijës së saj të parë. Ajo ka rrëfyer se është në muajin e 8 dhe se këto moment i ka përjetuar dhe më parë duke qenë se ajo dikur ka pasur një shtatzëni jo të suksesshme.

"U gezova por me frike do vazhdoj apo s'do vazhdoj derisa shyqyr erdha ne kete dite. I kisha perjetuar keto ndjenja por ishin shtatzeni jo te suksesshme. U bera supersticioze, nuk doja te flisja per kete gje nuk fola as ne intervista, as ne rrjete sociale derisa te isha e sigurt", u shpreh Maja. "Nuk ha dot nje gje se kam siklet, nuk flej dot naten, mezi pres te mbaroj ta mbaj sa beben sa me shpejt ne dore", tha këngëtarja.

Ndër të tjera ajo ka zbuluar edhe gjininë e fëmijës pasi ka hapur një kuti në studio nga ku dolën disa tullumbace ngjyrë blu.

"Gjininë e mesova ne muajin e 5. Jam e kenaqur qe eshte djale ashtu sic do isha e kenaqur po te ishte vajze, nuk kisha preferenca, doja thjesht zoti te me bekonte me nje femije", u shpreh Maja.







