Nga Shqipëria / E Hënë 5 Nëntor 2018, 18:06

Agon Amiga kapet keq me Ledrin, shihni ç’thotë për të pasi ai i fshiu këngën

Prej ditësh në media është komentuar gjatë sherri i bujshëm mes reperave Agon Amiga, Ledri Vula dhe Lumi B. Gjithçka nisi pasi Lumi i ftuar në një emision tha se prezenca e Agon Amigës në grupin Babastars nuk ndihet fare. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Agon Amigës, i cili e fyeu rëndë Lumi b.

Por përveç Lumit, Amiga u kap edhe me reperin Ledri Vula të cilin e kishte sharë në tekstin e këngës së tij të re.

"Unë s'po shoh Vulë, po shoh kurvë, po shoh gay."- shprehej Agoni i cili menjëherë mori reagimin e Ledrit. Ky i fundit i fshiu atij njërën prej këngëve nga Youtube, dhe këtë gjë e vërteton edhe postimi i Amigës.

"Munesh krejt kangt me mi fshi prej Youtube po historin time s'munesh."

Ditën e sotme ai ka shpërthyer sërish kundër Ledrit duke e sharë atë në disa postime në Instastory.

"Shumë shpejt kom me ju kallxu ku e keni venin pussy. Ti s'je shef as n'shpi tone."- janë fjalët e tij.