Nga Shqipëria / E Hënë 5 Nëntor 2018, 18:06

Me dekolte të hapur dhe fustan, Xhensila Pere filmohet duke bërë punët në fshat

Xhensila Pere është padyshim një ndër banoret më të njohura të spektaklit "Big Brother Albania" e cila edhe pse kanë kaluar vite pas konkurrimit të saj në atë spektakël ajo vazhdon ende të komentohet në media.

Së fundmi, Xhensila i ka habitur të gjithë fansat teksa ka publikuar disa video në Instastory ku shfaqet duke bërë punët në një shtëpi fshati.

E veshur me një fustan të zi me pika të bardha që i tregon qartë dekoltenë, Xhensila shfaqet duke fshirë oborrin ndërkohë që njërën nga duart e mbanë sipër për të mbuluar pjesën e gjoksit.