Prej kohësh në media është përfolur se moderatorja e njohur Elita Rudi është në pritje të fëmijës së parë. Në media është diskutuar gjatë mirëpo vetë Elita dhe Gjiko ende nuk kanë konfirmuar diçka.

Por nga postimet e ndryshme që moderatorja ka bërë në rrjetet sociale shihet se Elita ka shtuar shumë në peshë dhe ka ndryshuar në trup gjë që ka ngritur edhe më shumë dyshimet tek fansat.

Si çdo grua shtatzënë edhe Elita ka një neps të madh gjatë këtyre ditëve dhe këtë gjë e ka treguar së fundmi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Mbrëmjen e djeshme ajo ka publikuar një foto ku shfaqet duke nxjerr nga furra një tavë që me siguri është ushqimi i saj i preferuar.






