Dafina Zeqiri këngëtarja shumë e dashur dhe e dëgjuar nga ana e publikut ditën e djeshme ka ndarë me fansat një lajm mjaft të bukur ku ka treguar se më në fund dhe ajo si shumë artist të njohur ka arritur 1 milionë ndjekës në rrjetet sociale.

Për të festuar këtë arritje këngëtarja e hitit "Fuego" ka publikuar një foto mjaft provokuese nga shtrati duke i vënë flakë Instagramit. Në të ajo shfaqet e veshur me një palë të brendshme seksi të zeza dhe një gotë verë në dorë.

“Gëzuar për 1 milionë”, ka shkruar Dafina pranë fotos që është komentuar gjatë nga fansat e këngëtares.







