Nga Shqipëria / E Hënë 5 Nëntor 2018, 15:03

Është miliardere, por Emina Cunmulaj bën reagimin epik kur shikon çmime të shtrenjta

Emina Cunmulaj është një nga personazhet e cila gjithmonë tërheq vëmendjen e mediave me jetën e saj private dhe tipin e drejtpërdrejt.

Ajo prej vitesh jeton në Amerikë me bashkëshortin miliarder Nas Nazarian dhe dy vajzat e saj. Shumë e ndjekur dhe aktive në rrjetet sociale, Emina herë pas here publikon foto që komentohen shumë nga mediat.

Mirëpo ndonëse ajo është miliardere dhe të shumtë janë ata që mendojnë se modelja shpenzon pa ja ndjerë fare e kanë shumë gabim, pasi si të gjithë ne dhe Emina reagon për çmimet e kripura.

Së fundmi ajo ka publikuar një çantë çmimi i së cilës e ka acaruar shumë modelen e famshme.

"Më fal, çfarë? 62.000 dollarë. Jo. Jam pro luksit dhe brendeve të luksit, por nuk jam pro budallallëkut dhe ky këtu është budallallëk i hapur."- ka shkruar Emina krahas postimit.