Ky sezon televiziv u shoqërua me një serë lëvizjesh në televizionet shqiptare. Një nga më të diskutuarit ka qenë ai i moderatorit të njohur Turjan Hysko i cili pas 14 vitesh bashkëpunim me 'Vizion Plus' vendosi të zhvendosej në 'Klan Tv' ku dhe ka sjellë dy emisione, spektaklin 'Duplex' dhe emisionin 'Familja'.

Mirëpo të shumtë kanë qenë kurioz se përse Turi vendosi të largohej nga televizioni ku punonte prej vitesh dhe të vendosej në Klan. Ditën e sotme një nga fansat e tij e ka pyetur se në cilin prej televizioneve ai paguhej më shumë, dhe përgjigja e Turit I ka treguar të gjitha.

“Si thua ti?, i ka shkruar Turi duke nënkuptuar që meqë zgjodhi Klanin i ai aty paguhet më shumë se më parë.





