Ditën e djeshme këngëtari i njohur Robert Berisha publikoi një foto ku shfaqej me vajzën e tij të vogël Renee teksa të dy putheshin në buzë. Kjo foto nuk u prit aspak mirë nga fansat të cilët kritikuan ashpër këngëtarin për veprimin e tij.

Fotoja u komentua gjatë dhe nga mediat, mirëpo i menjëhershëm ishte reagimi i Robertit i cili tregoi në një prononcim për revistën 'Class' se e merr shumë malli për vajzën e tij pasi prej kohësh ai ndodhet në Tiranë ku dhe është pjesë e spektaklit ‘Dance with me’.

“Shyqyr që është vajza ime dhe fati i saj është që nuk e përpiva fare, po kaloi mirë me një puthje. Aq shumë më merr malli për të! Portalet puthin edhe vajzat e të tjerëve dhe nuk ju duket e çuditshme. Por, kur shohin fytyra publike që bëjnë një gjest të tillë, atëherë bëjnë një shkrim që të përfitojnë nga klikimet. Gjithsesi, janë shumë të mirë. Unë i dua fort”, e mbyll ai komentin e tij.







