Nga Shqipëria / E Hënë 5 Nëntor 2018, 13:01

Pasi shkëlqyen në 'MTV EMA', Bebe Rexha dhe Dua Lipa kërcejnë valle përpara të gjithëve

Mbrëmjen e djeshme në Bilbao të Spanjës është mbajtur ceremonia e njohur e ndarjes së çmimeve 'Europe Music Awards' ku të pranishëm ishin shumë artistë të famshëm. Ndër të pranishmit ishin edhe dy këngëtaret më origjinë shqiptare Bebe Rexha dhe Dua Lipa, të cilat shkëlqyen me pamjen e tyre dhe morën vëmendjen e të gjithëve.

Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte një video e publikuar nga ana e Bebe Rexhës ku dy vajzat shfaqeshin duke kërcyer valle popullore shqiptare me këngën e famshme të Drake ‘Mia’.

“Pjesa më e bukur e natës së mbrëmshme ishte bërja e shokëve të rinj dhe kërcimi i valles në dhomën time të hotelit”, shkruan Bebe teksa poston videon e paparë.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

The best part of last night was making new friends and dancing valle in my hotel room cc: @dualipa ð???

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on