Nga Shqipëria / E Hënë 5 Nëntor 2018, 12:12

Fansi i quajti burrin çifut, përgjigja tipike shqiptare e Eminës e lë me gisht në gojë

Modelja shqiptare Emina Cunmulaj është padyshim një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Ajo është mjaft e ndjekur dhe aktive në rrjetet sociale dhe përditë ndanë moment nga jeta e saj dhe familja me fansat.

Së fundmi ajo ka publikuar një foto me bashkëshortin e saj Sam Nazarian ku të dy shfaqen shumë të lumtur duke u përqafuar. Të shumta kanë qenë komentet, por ajo që i ka tërhequr vëmendje modeles ka qenë një koment aspak i këndshëm për Sam.

"Ti e mirë shumë, por burrin çifut."- i shkruan ndjekësi në komente, të cilit Emina ja ka mbyllur gojën me përgjigjen tipike shqiptare.

"Ja marrsh të keqen e thoit."- i ka kthyer ajo duke e shoqëruar komentin me një emoji të qeshure.