Nga Shqipëria / E Hënë 5 Nëntor 2018, 12:12

E akuzuan për censurim të intervistës, Ermal Mamaqi i jep përgjigje blogerit të famshëm

Puntatën e fundit në emisionin "Xing me Ermalin" ka qenë i ftuar blogeri i njohur në të gjithë botën Nuseir Yassin dhe e dashura e tij Alyne të cilët prej disa kohësh ndodhen në vendin tonë ku dhe kanë kryer disa video.

Mirëpo mes moderatorit Ermal Mamaqi dhe Alyne ka nisur një debat në studio i cili ka vijuar më pas dhe në rrjetet sociale. Ermali ka publikuar  një sekuencë nga intervista ku e dashura e Nuseir u përlot pas pyetjes së Kejvinës e cila e pyeti: “Po gjithë këto udhëtime i bën për të takuar goca?”

 “Edhe kjo s’na kishte bërë vaki”, kishte shkruar Ermali pranë videos e cila u komentua shumë nga publiku por edhe nga vetë blogeri që reagoi ashpër ndaj Mamaqit dhe e akuzoi se kishte censuruar intervistën.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

Edhe kjo sna kishte bërë vaki...ð???

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

“Kjo nuk është në rregull. Ti nuk ke transmetuar fillimin e intervistës. Pjesën ku tregove mungesë respekti ndaj meje dhe të dashurës time. Ti ke fshehur pjesën ku njerëzit do të shikonin sa e shpifur ishte kjo intervistë. Unë prisja gjë tjetër, nuk e mendoja se ti do të përfitoje nga kjo intervistë në këtë mënyrë”, shkruan Nusseir.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i moderatorit i cili i ka sqaruar Nusseir se asgjë nuk është censuruar nga intervista dhe se videon e plotë e ka në Youtube.

“Hej vëlla … Më vjen keq që ndihesh kështu

Unë kurrë nuk do të prisja pjesë të shfaqjes për të bërë ndonjë nga të ftuarit e mi të duket keq… Ne presim vetëm pjesë të vogla për t’i dhënë ritëm emisionit. Kjo është diçka që e bëjnë të gjitha shfaqjet televizive që regjistrohen paraprakisht. Videoja e plotë e këtij episodi është në fund të këtij mesazhi. Do të doja të theksoja se për atë që u dha në transmetim, e kishe dhënë lejën ti, e mban mend? Edhe Arbëri ishte atje. Ju gjithashtu keni një kopje të plotë të emisionit të regjistruar nga kamera juaj. Gjithsesi, unë jam i lumtur që ky keqkuptim të paktën shërbeu për të ngritur vetëdijen për një temë të rëndësishme, si të drejtat e grave dhe barazia. Alyne është një person i mrekullueshëm dhe ishte një nder që ju të dy ishit në shfaqjen time. Megjithatë, unë do të vazhdoj të bëj pyetje të papërshtatshme që krijojnë humor, për disa momente në shfaqjen time. Kjo është ajo që ne bëjmë, me asnjë qëllim të shkeljes së të drejtave të një personi apo grupi njerëzish. Falë Zotit, ne nuk jetojmë në një vend ku humori është censuruar. Zoti ju bekoftë të dy dhe ju mirëpresim që ti dhe Alyne të vini përsëri për t’u martuar në vendin tonë. PS: Në Shqipëri, ne nuk i trajtojmë gratë si objekte seksi”!