Nga Shqipëria / E Diel 4 Nëntor 2018, 19:07

Baba për herë të dytë, zbulohet gjinia e fëmijës së Lyrical Son

Pak ditë më parë në media qarkulloi lajmi se reperi shumë i dashur për publikun Lyrical Son shumë shpejt do të bëhet baba për herë të parë. Gruaja e tij Gresa dyshohet se është disa muajshe shtatzënë mirëpo deri tani asnjë nga të dy nuk kishte reaguar mbi këto lajme.

Ditën e  sotme ka qenë vetë Gresa ajo e cila nëpërmjet disa fotove në Instastory ka konfirmuar lajmin e bukur dhe ka zbuluar gjininë e fëmijës. Ajo kishte organizuar një babyshower me shoqet ku nëpërmjet detajeve zbuloi se ajo dhe Lyrical Son do të bëhen me një vajzë.

Siç dihet dyshja janë prindër dhe të një vajze më të madhe e cila quhet Eva.