Kuriozitete / E Diel 4 Nëntor 2018, 18:06

E akuzuan se ka bërë buzët, Tayna flet për herë të parë për operacionet plastike

Tayna është padyshim një ndër reperet më të njohura shqiptare, këngët e  të cilës dëgjohen nga të gjithë dhe kanë shumë klikime në Youtube.

Përveç këngëve të saj, ajo është komentuar shumë dhe për format trupore dhe pamjen dhe veshjen ekstravagante. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë akuzuar reperen se ka kryer operacione plastike, mirëpo për herë të parë ajo është përgjigjur rreth këtyre aludimeve.

Në një postim në Instastory, dikush e ka pyetur këngëtaren nëse i ka fryrë buzët, por përgjigja e saj ka qenë e prerë.

“Jo gjilpëra dhe operacione këtu”, duke lënë të kuptohet se reperja nuk ka bërë asnjë ndërhyrje në trupin apo fytyrën e saj.