Prej disa javësh reperi i njohur shqiptar Stresi është në burg ku dhe po vuan dënimin e tij pasi u kap me një sasi kokaine dhe armë pa leje në një hotel në Linzë.

Të shumta kanë qenë reagimet nga ana e familjarëve dhe të fejuarës së reperit e cila ka treguar gjithmonë që është në mbështetje të tij dhe se madje është e sigurt që ai do të dal i pafajshëm.

Kejsi është shumë aktive ditët e fundit në Instagram ku përveç fotove të ndryshme me Stresin ajo herë pas here bën dhe dedikime për të.

Mirëpo ditën e sotme Kejsi e ka harruar Stresin dhe ka publikuar një foto ku shfaqet qeni i saj. Pranë fotos Kejsi ka shkruar: “Dei im sa shumë e dua”.





