Pas një pritje të gjatë, më në fund emisioni më i ri në Tv Klan "Sfida e gatimit" është gati dhe që nga dita e nesërme do të transmetohet në televizionin Klan. Siç dihet ky emision i cili do të jetë i ndërtuar me sfida për publikun do të prezantohet nga dy shefat e njohur të kuzhinës Alfio dhe Indrit Çela.

Së fundmi dy djemtë kanë treguar edhe më shumë detaje lidhur me këtë emision duke zbuluar të gjithë të pathënat e tij.

“Sfida do të zgjasë 30 minuta, jo më shumë. Ne jemi gati”,- tha Alfio, ndërsa Indriti zbuloi se në këtë emision mund të aplikojnë të gjitha moshat, çifte apo edhe motër e vëlla, me qëllim që të sfidojnë njëri-tjetrin. “Mund të aplikojnë të gjitha moshat për t’u bërë pjesë e emisionit. Kanë aplikuar shumë persona, por ne presim edhe çifte, vëllanë me motrën apo dy binjakë që t’i fusim në sfidë me njëri-tjetrin.”, kanë treguar dy djemtë.




