Dy netët e para gjysmë filane të "Kënga Magjike" do të mbahet në 6 dhe 7 dhjetor ndërsa nga e madhe finale në 8 dhjetor. Në fillim të këtij sezoni Ardit Gjebrea ka treguar se pranë tij në Kënga Magjike do të jetë edhe moderatorja e njohur Bora Zemani.

Mirëpo nëse menduat se Bora dhe Arditi do të jenë vetëm e keni gabim, pasi ditën e sotme Ardit Gjebrea ka zbuluar se pranë tij do të jetë dhe një personazh mjaft i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar.

“Bashkëprezantuese do të jetë Bora Zemani. Por, nuk do të jemi vetëm ne të dy. Kemi edhe një të tretë. Ajo nuk jeton në Shqipëri, por është një dashuri shqiptare,” tregoi Ardit Gjebrea.

Më vonë në një lidhje në Skype ai zbuloi se bëhet fjalë për balerinën Klaudia Pepa e cila prej kohësh është larguar nga Shqipëria dhe po ndjek karrierën e saj në Itali ku dhe po prezanton në ‘Sky’.

Klaudia tregoi se është shumë e emocionuar dhe se do të vijë në Shqipëri me një ushtri pasi do të marrë 12 balerinë profesionistë nga “Mediaset”, nga “Amici” më saktë vetëm për “Kënga Magjike 2018”.






