Gazetarja dhe moderatorja e njohur Sonila Meço, ndonëse prej kohësh është larguar nga ekrani vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale ku herë pas here publikon moment nga jeta e saj e përditshme.

Dita e sotme ishte shumë e veçantë për familjen e saj, pasi më e vogla e shtëpisë feston sot 7 vjetorin e lindjes. Ka qenë vetë Sonila ajo që ka vendosur të urojë Amarisin nëpërmjet një fotoje ku shihet se vajza është bërë një zonjushë e vërtetë.

“Gëzo jetën e mira jonë! Lumturo kë me shpirt do e të do, do duash e do të të dojë! Mëso nga gjithçka mundesh! Unë e babi ndërkohë do lëkundemi çdo 4 nëntor mes dëshirës për të patur gjithmonë bebushin tonë të vogëlth dhe kureshtisë për të parë gjithë gjërat e mira që do bësh teksa rritesh. Jetofsh bukur Amaris!”, – ka shkruar Sonila bashkangjitur fotografisë së vajzës së saj.





