Nga Shqipëria / E Diel 4 Nëntor 2018, 15:03

Dikur ishin të pandarë, por Ori Nebiaj do t’ju habisë me atë që thotë sot për Eno Popin

Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Mos i fol shoferit" me Rudina Dembacaj ka qenë e ftuar moderatorja shumë e njohur për publikun Ori Nebiaj. Përveç jetës së saj personale, Ori ka folur dhe për emisionin që drejton çdo mëngjes me prezantuesin Isli Islamaj. Ajo ka treguar që pas largimit të Eno Popit nga ky emision ata janë më mirë, duke qenë se kanë më shumë hapësirë dhe kohë që të shprehen.

“Çdo moderator do të ketë hapësirën e tij për t’u shprehur, do që të jetë në kontroll të situatës se në fund të ditës ky është profesioni. Kështu që, nga të qenurit tre, jemi më mirë që jemi dy. Kemi më shumë kohë ne për njëri-tjetrin, kemi më shumë kohë për të ftuarit dhe bisedat janë më të këndshme”, tha moderatorja.

Ndër të tjera ajo tregoi se pavarësisht kësaj vazhdon ende të ketë një miqësi me Enon duke qenë se ai e ka marrë atë në këtë emision.

"Ata deshën të merrnin një moderator të ri, të mos ishin më Isli dhe Eno, dhe ishte shumë pak para se të niste sezoni. Kishin bërë audicione, por nuk ishin ende të bindur e të kënaqur që kishte një person që do i përshtatej më së miri. Kemi qenë miq me Enon, Arbanën, Xhemin, Ledionin dhe vazhdojmë të jemi miq. Ata më njihnin. Takoheshim në aktivitete, evente, kemi qenë në kafe të ndryshme bashkë, aq sa na linte koha dhe mundësia. Duke më njohur mua si tip jashtë kamerave, Eno u kujtua dhe tha, 'Po e marr në telefon'. Kështu ndodhi, nuk bëra asnjë provë. Kemi bërë vetëm një test në radio për të parë kiminë mes të treve.", përfundoi ajo.