Këngëtarja shumë e dashur për publikun Adelina Tahiri dy muaj më parë u bë nënë për herë të parë të një djali të cilin së bashku me bashkëshortin e pagëzuan me emrin Jon.

Ajo ka qenë shumë e komentuar në media dhe për martesën e saj me avokatin maqedonas Serjoza Markov për të cilin ajo është treguar mjaft diskrete pasi shumë rrallëherë ka publikuar foto me të.

Ditën e sotme këngëtarja ka bërë një postim të veçantë ku ka treguar moment intime me bashkëshortin nga shtrati. Adelina i ka uruar mirëmgjesi të gjithë fansave me një foto ku shfaqet e shtrirë në krevat dhe përkrahë ka bashkëshortin.





