Nga Shqipëria / E Diel 4 Nëntor 2018, 15:03

Tuna i bën dalje Norës, prezanton kunatën tjetër dhe shihni ç’thotë për të

Prej muajsh në media është përfolur gjatë marrëdhënia jo e mirë mes dy çifteve të njohura Patris Berisha dhe Tuna dhe Robert Berisha dhe Nora. Ata i kanë prishur raportet dhe sherri mes tyre është diskutuar aq gjatë deri sa një javë më parë i ftuar në "Xing me Ermalin", Patrisi tregoi se për të më shumë rëndësi kishte Tuna dhe Tian dhe i kërkoi vëllait që të shikonte punën e vetë.

Mirëpo ndonëse të gjithë mendonin se këngëtarja e njohur Tuna ishte zënë me familjen e Patrisit, ajo ditën e djeshme i hodhi poshtë këto zëra duke treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me vjehrrën e saj.

Ditën e sotme madje ajo ka prezantuar kunatën e saj, motrën e Patrisit dhe Robertit. “Kunata ime”, ka shkruar  këngëtarja pranë fotos ku shfaqet duke kaluar ditën me Arditën dhe duke treguar kështu marrëdhënien e tyre të afërme.